Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi i cakton çmimin Tagliaficos

Mbrojtësi i krahut të majtë, Nicolas Tagliafico do të largohet nga skuadra e Ajaxit në fund të këtij edicioni.

Mediumet holandeze kanë raportuar të hënën se Ajaxi tashmë i ka caktuar çmimin 28-vjeçarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2023.

Për ta lënë të lirë Tagliaficon gjatë kësaj vere, Ajaxi po kërkon 18 milionë euro dëmshpërblim.

Interesim të fortë për Tagliaficon kohët e fundit, ka treguar skuadra angleze Leeds United që është e vendosur në transferimin e tij.

Tagliafico këtë sezon ka një gol e katër asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat me Ajaxin.

Artikuj të ngjashëm