Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Szoboszlai rinovon kontratën me Leipzigun

Mesfushori hungarez Dominik Szoboszlai e ka rinovuar edhe për një vit kontratën me Leipzigun dhe do të jetë pjesë e klubit nga Bundesliga deri në verën e vitit 2026. Këtë e ka bërë të ditur skuadra e Leipzigut në uebfaqen zyrtare të mërkurën.

Paraqitjet e mira të mesfushorit 20-vjeçar këtë sezon, kanë detyruar drejtuesit e Leipzigut që t’ia rinovojnë kontratën për ta mbajtur në ekip sa më gjatë që të jetë e mundur. Szoboszlai këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar 11 herë në 22 ndeshje në të gjitha garat për ekipin gjerman. Ai te Leipzigu u transferua në janar të këtij viti nga skuadra e Salzburgut për 25 milionë euro.