Mesfushori Dominik Szoboszlai pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League, pasi skuadra e Arsenalit ka bërë ofertë për transferimin e tij.
“Daily Mail” ka raportuar të enjten se Arsenali i ka ofruar Red Bull Salzburgut dhjetë milionë euro për shërbimet e hungarezit 18-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSzoboszlai këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Salzburgu, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton KTV. Ai te Salzburgu është transferuar para një viti nga ekipi tjetër austriak Liefering për 500 mijë euro.
Szoboszlai ka edhe tetë paraqitje me ekipin U-21 të Hungarisë, kurse po përcillet edhe nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës.