Wojciech Szczesny thotë se Juventusi e ka zgjedhur për ta zëvendësuar Gianluigi Bufonin “sepse s’ka asnjë dobësi”.
Polaku kaloi te Juve nga Arsenali për 15.3 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë i lumtur këtu, e prisja këtë ditë që dy tre muaj. Kam folur edhe me Buffonin, ai është njeri i mirë. Jam i lumtur që mund të ushtroj me të, do të jetë shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë 27-vjeçari në prezantimin e tij te “Zonja e Vjetër”.
“Jam shumë me fat që jam zëvendësuesi i Buffonit. Nuk kam aspak presion. Mendoj se mund të luaj në nivele të larta dhe nuk brengosem. Juve më ka zgjedhur mua dhe jam plotësisht i gatshëm për këtë sfidë. Është hap përpara për karrierën time. Jam 27-vjeçar dhe dua të fitoj. Tani jam futbollist i Juventusit dhe s’kam dobësi”, ka shtuar ai.
Polaku do të bartë fanellën me numrin 23 te kampioni italian.