Portieri polak, Wojciech Szczesny pritet të vazhdojë karrierën në Bundesligsë pasi skuadra e Borussia Dortmundit po insiston në shërbimet e tij.
Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se Dortmundi është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për ta transferuar Szczesnyn nga Juventusi.
Në anën tjetër, te Juventusi po duan ta shesin polakun 31-vjeçar gjatë kësaj vere për të liruar vendin për Gianluigi Donnarumman, i cili do të transferohet te “Zonja e Vjetër” si lojtar i lirë.
Szczesny është pjesë e Juventusit prej vitit 2017 dhe ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024. Ai në sezonin e fundit, ka regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat kurse karrierë ka bërë edhe te Roma e Arsenali.