Borussia Dortmundi po planifikon blerjen e një portieri për sezonin e ardhshëm dhe sajti italian “Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten se ekipi nga Bundesliga po synon transferimin e polakut Wojciech Szczesny që është pjesë e Juventusit.
Mësohet se te Dortmundi nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e portierit Roman Burki dhe për këtë arsye kanë shprehur interesim për Szczesnyn që ka treguar stabilitet vitet e fundit në portën e ekipit italian. Për kartonin e 30-vjeçarit, thuhet se Dortmundi është i gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro dëmshpërblim. Szczesny këtë edicion ka 21 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Ai është pjesë e ekipit italian prej vitit 2014 kur u transferua nga Arsenali.