Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Syla humb luftën e parë të Evropianit U23 në mundje

Auron Syla është mundësi i vetëm nga Kosova që po merr pjesë në Kampionatin Evropian U23 në mundje.

Ky Evropian për seniorë të rinj në mundje po zhvillohet në Plovdiv të Bullgarisë.

Mundësi Syla, i cili garoi në kategorinë deri në 86 kilogramë në stil të lirë, u mposht që në raundin e parë, përkatësisht në fazën kualifikuese, nga mundësi Lilian Balan nga Moldavia.

“Plasimi i Balanit në finale, e tërhoqi mundësin e Kosovës në repesazh për vend të tretë, kundër mundësit nga Armenia, Mher Markosyan”, ka njoftuar Federata e Mundjes e Kosovës në “Facebook” të shtunën.