Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova kërkon medaljet në Evropianin U23 në xhudo

Pesë xhudistë kosovarë do të paraqiten në Kampionatin Evropian U23 që prej të premtes mbahet në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

Erza Muminoviq (52 kg), Laura Fazliu (63 kg) dhe Dardan Cena (73 kg), garojnë të premten. Ndërkohë rios Kuka (90 kg) dhe Shpati Zekaj (100 kg) garojnë të shtunën.

Në Evropianin për xhudistët deri 23 vjet, Kosova synon të fitoi medalje. Pritjet më të mëdha janë nga Laura e Erza, por edhe tre xhudistët janë me potencial.

Kosova në Evropianët U23 ka fituar medalje thuajse vazhdimisht.