Auron Syla e ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian U23 të mundjes në Plovdiv të Bullgarisë.
Syla ka garuar në kategorinë deri 86 kilogramë në stil të lirë. Të shtunën në fazën kualifikuese humbi 11:0 nga Moldavi Lilian Balan.
Por Balan avancoi deri në finale dhe kështu tërhoqi në repesazh mundësin kosovar.
Të dielën në meçin e parë të repesazhit, Auron Syla pësoi humbje tjetër të thellë. Humbi 10:0 nga Mher Markosyan i Armenisë. Sylës i duhej fitorja për të siguruar duelin për medalje të bronztë. Por ishte larg prej saj.