Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suter e artë në lëshim

Skitarja nga Zvicra, Corinne Suter e ka fituar medaljen e artë në lëshim të martën. 27-vjeçarja që i kishte lënduar dy gjunjtë para fillimit të këtij sezoni, i befasoi të gjithë duke e përfunduar garën për 1 minutë e 31.87 sekonda.

Suter e la pas vetes italianen Sofia Goggia që është më e mirë në këtë disiplinë. Goggia pati kohë prej 1 minute e 32.03 sekondave për ta rrëmbyer medaljen e argjendtë ndërsa të bronztën e fitoi Nadia Delago (1:32.44) po ashtu nga Italia.

Në këtë garë u paraqit edhe amerikania Mikaela Shiffrin, e cila ka zhgënjyer në këto Lojëra Olimpike Dimërore. Shiffrin përfundoi e 18-ta duke ngecur 2.49 sekonda prapa zviceranes Sutter.