Roma është në kërkim të një mesfushori, pasi dështoi të transferonte Malcomin që zgjodhi Barcelonën.
Dëshira e drejtuesve të Romës, është anësori i Milanit, Suso.
Sipas “Sky Sports”, kryeqytetasit kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.
Klubet po tentojnë të arrijnë marrëveshje për transferimin e spanjollit, derisa lojtari i ka thënë po kalimit te Roma.
Suso sezonin që lamë pas me Milanin, në 35 ndeshje të zhvilluara shënoi gjashtë gola dhe 10 asistime.