Sport

Surfistët e valëve gjigante po luajnë me vdekjen për të ushqyer varësinë e tyre

Janë zhurmat e mëdha në Nazare ato që së pari të pushtojnë, zhurma që është shenjë paralajmëruese për shumicën e njerëzve që të qëndrojnë jashtë ujit.

Por, për komunitetin e vogël të surfistëve të valëve të mëdha në këtë fshat të vogël peshkimi në Portugali, zhurma dhe tërbimi në errësirën e orës 5:30, është sirenë për të shtyrë ata që të dalin në ujë.

Për Nic von Ruppin, një nga protagonistët kryesorë të këtij zhanri përgatitjet nisin natën para se të nisin valët e para masive të stinorit.

Brenda një magazine bëhen kontrollet e para të motorëve të ujit (“jet-ski”), drejtuesit e të cilëve duhet të nxjerrin surfistët pas surfimit në valët deri në 25 metra në mëngjes, ndërsa Von Rupp shton edhe emrin e sponsorëve në dërrasën e tij të re të surfimit, shkruan CNN, transmeton Koha Ditore.

Magazina ndahet me peshkatarët vendas. Në orën 22:00 ka nerva, ndërsa mesazhet në “Whatsapp” shkëmbehen mes surfistëve ndërkombëtarë.

Synimi i Von Ruppit është i thjeshtë: “Dua të surfoj valën më të madhe të jetës sime”.

Një vend i njohur për valë gjigante

Ka pasur lajme të mira nga meteorologët këto ditë. Valë të mëdha po bëjnë rrugën për në Portugali, uragani në Atlantik po mundëson që të kenë kushte perfekte për surfim.

Pas një mëngjesi me djathë, proshutë, bukë dhe mango, Von Rupp shkon te magazina.
Ndërsa ende është herët në mëngjes, peshkatarët vendas po ashtu janë zgjuar në atë kohë, janë përgatitur rrjetat dhe po ashtu ngarkesat për varkat me emra si “Alvaro Ricardo” apo “Jesus Cristo”.

Nëse deti ushqen Nazaren, sjell me vete edhe demonët e vet.
Një ecje nëpër qytet dhe sheh shumë femra të vjetra të veshura me të zeza, një nderim për të dashurit e tyre që kanë humbur jetën duke siguruar jetesën nga peshkimi në det.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)