Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Surfistët mblidhen në Kaliforni për të kapur valët gjigante

Surfistët më të mirë të valëve të mëdha kanë shkuar në Kaliforni për të kapur stuhinë më të madhe që është parë andej.

Surfistët nga Brazili, Franca dhe Portugalia kanë arritur në Mavericks për t’u ngjitur valëve.

Valë deri në 21 metra lartësi janë krijuar, shkroi BBC. 

Autoritetet u kanë bërë thirrje shikuesve të qëndrojnë larg bregut pasi disa u lënduan nga valët e mëdha.

Profesionistët e famshëm si Kai Lenny, Andrew Cotton dhe Lucas Chumbo janë shfaqur në Mavericks, që shpresojnë ta fitojnë një çmim.