Nga vapa e madhe e deri te stuhitë, Kupa e Botës për Klube ka qenë në mëshirën e dy ekstremeve të verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani gjyqtarët detyrohen t’i ndërpresin ndeshjet dhe t’i dërgojnë lojtarët e shikuesit nëpër vende të sigurta për shkak të rrufeve.
Ndeshja e së premtes në Orlando ndërmjet Benficas dhe Aucklandit u ndërpre pasi u mbyll pjesa e parë, ndërsa nisi pas afro dy orësh për shkak të rrufeve në atë pjesë të vendit.
Në të njëjtin stadium të martën, tifozët që kishin zënë vendet e tyre u desh të hynin në zona të sigurta pasi gjyqtari urdhëroi lojtarët e Uslanit dhe Mamelodi Sundoënsit të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Ndeshja u ndërpre për më shumë se një orë, po ashtu për shkak të rrufeve.
Në Cincinnati kishte ndërprerje edhe më të gjatë kur për arsye të njëjtë, ndeshja ndërmjet Salzburgut dhe Pachucas, ishte pezulluar për më shumë se 90 minuta.
Për 50 minuta u ndërpre edhe ndeshja ndërmjet Palmeirasit dhe Al Ahlyt në “MetLife Stadium”.
“Vëmendje. Për sigurinë tuaj, duhet të largoheni nga shkallët e stadiumit dhe të hyni brenda për shkak të motit të keq në këtë zonë”, shkruhej në ekranin gjigant të stadiumit.
FIFA duhet t’i ndjekë protokollet e sigurisë dhe kur ka të tilla raste, ndeshjet të ndërpriten për të paktën 30 minuta.