Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Babadimri sërfist i Brazilit

Çfarë dëshiron për Krishtlindje një sërfist? Natyrisht se i shkon mendja te valët e mëdha, të përkryera për sportin ekstrem.

Në rast se meraklinjtë e sërfit rastisin të shkojnë në plazhin Maresias në Sao Paulo të Brazilit, atëherë për kushte të mira të sërfit mund ta pyesin vetë babadimrin.

Carlos Bahia, është instruktor i sërfit në qytetin Sao Sebastiao dhe çdo dhjetor vishet si babadimër për të festuar Krishtlindjet dhe për të gëzuar fëmijët, transmeton KTV.

Por ndryshe prej babadimrave nëpër botë, ai nuk ulet në kolltuk për të dëgjuar dëshirat e fëmijëve.

Në vend të kësaj, ai shijon valët e detit në plazhin Maresias.

Bahia nuk bën vetëm spektakël.

Vëmendjen që merr me kostumin e tij, e përdor për të mbledhur donacione nga bizneset lokale.

Edhe Në Himarë, babadimri zbret nga qielli me parashutë Kuriozitet 7 muaj më parë Në Himarë, babadimri zbret nga qielli me parashutë

Parat e grumbulluara i shfrytëzon për të blerë dhurata për fëmijët e lagjeve të varfra të qyteti.

“Emocionohem çdo herë në këtë periudhë të vitit. Kënaqem që lumturoj fëmijët. Valët në këtë plazh arrijnë në një metër lartësi, është parajsë për sërfistët”, ka thënë Bahia.

{gallery}