Pavarësisht lajmërimeve për qëndrim sa ma larg plazheve, për shkak se valët me efekt cunami do të fillonin të shiheshin përgjatë bregdetit në California, Oregon, Washington, British Columbia dhe në Alaskë, shumë njerëz nuk i morën seriozisht ato.
Madje kundërshtimi i këtyre paralajmërimeve për të qëndruar larg ujit është parë edhe te sërfistët të cilët po tentonin të kapnin valët në plazhin e Manhattan në El Segundo të Californisë këtë të shtunë.
Pamje të tilla janë parë edhe në Manhattan Beach në California, ku “Daily Mail”, publikoi disa fotografi që tregojnë se si sërfistët po mundoheshin të bënin qejf në mes të një dallge, duke rënë në kundërshtim me këshillat e dhëna nga organet.
Një vullkan nënujor që shpërtheu në Tonga, duke shkaktuar një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, ka dërguar valë cunami u përplasën në bregun perëndimor të SHBA-së.
Përveç sërfistëve, të cilët dolën kundër paralajmërimeve, edhe shumë njerëz u mblodhën në plazhe si spektatorë për të parë se çfarë po ndodhë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi se shpërthimi shkaktoi një tërmet të barabartë me magnitudë 5.8 ballë. Shkencëtarët thanë se cunami i krijuar nga vullkanet dhe jo nga tërmetet janë relativisht të rralla.