Jeni mësuar ta shihni babadimrin që shpërndan dhuratat ndërsa fëmijët i ulen në prehër dhe i tregojnë dëshirat që kanë.
Por, një babadimër këtë vit ka zgjedhur një formë interesante të gëzojë fëmijët. Këtë e ka bërë me dhuratat që u ka shpërndarë atyre përmes shkallëve që zakonisht zjarrfikësit përdorin në raste urgjente, shkruan BBC.
Familjet në spitalin në Peru janë izoluar për shkak të COVID-19, por në dritaret e tyre ka arritur babadimri. Për dhjetëra fëmijë aty u shpërndanë dhuratat me ndihmën e zjarrfikësve.
Artikuj të ngjashëm