Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Berlinasit zhyten në ujë të akullt për Krishtlindje

Berlin - zhytje - akull

Anëtarët e një klubi të notit të Berlinit të veshur me kostume të Babadimrit kanë kënduar e bërë ritualet e zakonshme, para se të bënin një zhytje në ujë të ftohët në Liqenin Oranke në ditën e Krishtlindjes, raporton agjencia AP.

“Berliner Seals” kanë arritur të përballojnë temperaturat 2 gradë Celsius në ujë dhe 0 gradë në ajër.

Rreth 40 anëtarë të klubit kanë marrë pjesë në këtë ritual të përvjetshëm.

Ata kanë folur për përfitimet shëndetësore për zhytje në ujë të akullt dhe po ashtu nga noti.

Urimi i tyre për vitin 2023 ishte të ketë më tepër unitet mes njerëzve, dhe paqe nëpër botë.