Për herë të parë në Superligën e Kosovës në futboll, drejtësinë në një ndeshje të elitës së futbollit kosovar do ta ndajë një katërshe nga Malta.
Ditë më parë, Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me Federatën e Maltës që të bëhet shkëmbimi i gjyqtarëve për ndeshje kampionale në ligat e dy shteteve.
Kështu, katërshja nga Malta që do të gjykojë në takimin Trepça-Ferizaj, që zhvillohet të shtunën, është Philip Farrugia, Christopher Francalanza, Debattista Villam dhe Etienn Mangion.
Kujtojmë se drejtësi në ndeshje në ligën e Maltës do të ndajnë Genc Nuza dhe Besfort Kasumi.