Besfort Kasumi do të ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet skuadrës malteze, Birkirkara dhe asaj nga Ishujt Faroe, KI Klaksvík, në raundin preliminar të kualifikimeve në Ligën e Europës, transmeton KTV.
Për Kasumin, kjo është ndeshja e parë me stemën e FIFA-s derisa krahas tij, do të debutojnë edhe gjyqtarët anësorë, Fatmir Sekiraqa dhe Edmond Zeqiraj. Në këtë takim, gjyqtar i katërt do të jetë po ashtu nga Kosova, Genc Nuza.
35-vjeçari edhe vitin e kaluar kishte referuar disa ndeshje ndërkombëtare miqësore, por kjo është e para në gara zyrtare të këtij niveli.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër gjyqtarë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Evropianin U21
-
Arbitrat kosovarë vazhdojnë të prezantohen në nivel më të lartë se klubet
-
Gjyqtarëve nga Kosova u besohet ndeshja e Ligës së Konferencës
-
Gjyqtarët nga Kosova delegohen për ndeshjen San Marino – Norvegjia
-
Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësi sërish në Evropë