Arijan Ademi ka shënuar gol shumë të bukur të hënën. Ai realizoi golin e vetëm për Beijing Guoan që fitoi 1:0 ndaj Nantong Zhiyun.
Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të Superligës së Kinës, ndërsa mesfushori shqiptar golin e bukur e shënoi në minutën e 23-të.
Ish-kapiteni i Dinamo Zagrebit ka luajtur në të gjitha shtatë ndeshjet e këtij edicioni, ndërsa shënoi golin e parë. Ademi luan për Maqedoninë e Veriut dhe vlerësohet legjendë e Dinamo Zagrebit, ekipit më të madh në Kroaci.