Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sulmuesi i Barcelonës transferohet te PSV-ja

Sulmuesi Luuk de Jong karrierën do ta vazhdojë në kampionatin holandez.

Është skuadra PSV Eindhoven që ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit.

De Jong në sezonin e shkuar ishte i huazuar te Barcelona, por klubi spanjoll vendosi të mos e blejë kartonin e lojtarit.

31-vjeçari ka nënshkruar kontratë trivjeçare me ekipin holandez. Ai do të jetë pjesë e PSV-s deri në vitin 2025.

Skuadra holandez ka paguar katër milionë euro dëmshpërblim Sevillas për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit.

Artikuj të ngjashëm