Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, u transferua te Barcelona për 86 milionë euro në vitin 2019, por për tre vjet në këtë skuadër ka dështuar të lë gjurmë.
De Jong, ndryshe nga paraqitjet me Barcelonën, shkëlqeu me Holandën në fitoren 4:1 kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve.
“Luaj ndryshe me Holandën në krahasim me Barcelonën. Mendoj se më shumë më përshtatet loja me Holandën”, ka thënë fillimisht De Jong për mediumin “NOS”.
“Dua të jem lojtari i parë që e pranon topin nga mbrojtësit dhe ta vazhdoj atë te faza sulmuese”, ka shtuar ai.
Te Barcelona, futbollisti i parë që pranon topin nga mbrojtja është Sergio Busquets.
Manchester Unitedi ka shprehur interesim për mesfushorin holandez, megjithatë, futbollisti dëshiron që të mbetet në Kataluni.