Sport

Sulmuesi gjigant i Kosovës dhe Rizesporit, kërkohet edhe nga Besiktasi

Javë më parë u raportua se Fenerbahçe është ekipi që është më së afërmi për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit gjigant të Rizesporit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Megjithatë, mediet turke tani shkruajnë se për sulmuesin shtatlartë 24-vjeçar, Muriqin, interesim ka shprehur edhe klubi tjetër i madh nga Turqia, Besiktasi, transmeton KTV.

Aktualisht Rizespori gjendet në vendin e tetë me 37 pikë, 12-të më pak se vendi i katërt Trabzonspori, që pozicionohet në vendin që dërgon në kualifikime të Ligës së Evropës.

E ish-sulmuesi i Lirisë, momentalisht po mendon vetëm për klubin momental, duke nënvizuar se synon sa më shumë fitore për të arritur në atë vend. Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën turke, Vedat Muriqi ka realizuar 12-të gola dhe ka shtatë asistime.