Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sukses i plotë në Itali, kampione edhe futbollistet

Foto: FFK

Përfaqësueset e Kosovës në futboll kanë arritur sukses të plotë në turnetë në Itali. Pas përfaqësueses U-19 të futbollistëve edhe përfaqësuesja e futbollisteve ka fituar turne ndërkombëtar.

Futbollistet e Kosovës të premten në finale të turneut “Il Calcio e Rosa” kanë mposhtur Moldavinë me shifrat 3:1, transmeton Koha.net. Moldavia kaloi në epërsi, por Kaltrina Biqkaj realizoi për 1:1 në minutën e 36-të. Loreta Lulaj shënoi për 2:1, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Biqkaj në minutën e 59-të.

Kosova U-19 fiton turneun në Itali

Kosova ka luajtur me lojtare të grupmoshës U-16, U-19 e U-23 në këtë turne.