Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suedia i bashkohet Polonisë, refuzon të luajë ndaj Rusisë

Suedia është bashkuar me Poloninë, duke refuzuar të luajnë kundër Rusisë në play-offin e Kupës së Botës.

Këtë e ka konfirmuar Federata suedeze e Futbollit.

Suedia luan më 24 mars kundër Çekisë, dhe në rast fitoreje, do të luajë me fituesin e ndeshjes Poloni – Rusi për të siguruar biletën për në Botërorin e Katarit. Mirëpo, Polonia më herët konfirmoi se refuzon të luajë ndaj Rusisë pas pushtimit që po i bën Ukrainës.

Çekia pritet të marrë vendimin e njëjtë. 

 

Artikuj të ngjashëm