Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi nuk transferohet te Juve, synohet Xheko

Transferimi i Luis Suarezit te Juventusi mund të dështojë dhe mbetet Edin Xheko si alternativë për sulmin e “Zonjës së Vjetër”.

Suarezi dhe Juventusi u pajtuan me kontratë, por nuk u bë asgjë zyrtare.

33-vjeçari është kërkuar me ngulm javëve të fundit, por Suarezit i duhet një pasaportë italiane apo spanjolle për të lëvizur drejt Italisë. Kjo për shkak se ai nuk mund të transferohet te “Bianconerët” me pasaportë që nuk është evropiane, pasi në Serie A brenda një afati kalimtar lejohen vetëm dy të tillë, transmeton KOHA.

Juventusi e ka përdorur të drejtën, pasi i transferoi Arthur Melon dhe Weston McKennien. Suarez ka vetëm pasaportë të Uruguait.

Për “Zonjën e Vjetër” tani alternativë mbetet Edin Xheko i Romës, ose ai i Napolit, Arkadiusz Milik.