Juventusi e ka kthyer interesimin për sulmuesin e Romës, Edin Xhekon, pasi bisedimet për Luis Suarezin e Barcelonës janë ndërprerë shkaku i problemeve që ka uruguaiani me klubin katalonjas për të shkëputur kontratën.
Serie A do të nisë në fundjavë dhe trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Andrela Pirlo, kërkon që sa më shpejt të ketë në skuadër një qendërsulmues.
Nëse Xheko kalon te Juventusi, atëherë Roma ka gati zëvendësuesin e boshnjakut.
Romakët janë të interesuar që të transferojnë sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik.
Raportohet se Roma është gatshme të paguajë 25 milionë euro për polakun, plus 5 milionë të tjera bonuse.