Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Suarezi e dëshiron kthimin te Barça

Sulmuesi Luis Suarez po dëshiron të kthehet në Barcelona, pasi t’i skadojë kontrata me Atletico Madridin në fund të këtij edicioni. “El Chiringuito” ka raportuar të premten se Suarez tashmë ka biseduar me presidentin e Barçës, Joan Laporan, të cilit ia ka bërë me dije se është i gatshëm të kthehet në “Camp Nou”.

Po ashtu, Suarez ka shtuar se është i gatshëm edhe ta ulë pagën e tij vetëm për të luajtur te Barcelona sezonin tjetër dhe gjasat janë të mëdha që ai të bëjë një rikthim surprizë në “Camp Nou”.

35-vjeçari po kërkon kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Uruguaiani luajti për gjashtë sezone te Barcelona para se të transferohej tek Atletico në verën e vitit 2020. Këtë edicion Suarez ka shënuar 13 gola në të gjitha garat për Atleticon.