Skuadra e Stuttgartit do të kërkoj t’ia shkaktojë humbjen e parë këtë edicion Bayer Leverkusenit. Dueli mes Stuttgartit dhe Leverkusenit që luhet të dielën në orën 15:30 është edhe ndeshja më interesante e xhiros së 14-të në Bundesligë. Stuttgarti është i treti në tabelë me 30 pikë dhe i ka fituar tri ndeshjet e fundit në kampionat. Në anën tjetër, Leverkuseni i Granit Xhakës, prin në tabelë me 35 pikë dhe në këtë përballje futet pas barazimit me Borussia Dortmundin xhiron e shkuar.
Leverkuseni së bashku me Bayern Munichun, janë ekipet e vetme në Bundesligë që ende nuk dinë për humbje këtë edicion.
Megjithatë, Bayerni ka tri pikë më pak se Leverkuseni dhe renditet i dyti të tabelë. Bayerni luan në udhëtim te Eintracht Frankfurti, të shtunën prej orës 15:30. Bavarezët janë në seri prej pesë fitoreve rresht dhe vlerësohen favorit përball Frankfurtit që nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit. Po ashtu, Frankfurti ditë më parë u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë prej Sarbrueckenit të kategorisë së tretë.
Duel tjetër interesant të shtunën, do të jetë ai i orës 18:30 ku përballen Borussia Dortmundi me Leipzigun. Leipzigu është i katërti në tabelë me 26 pikë, një më shumë se Dortmundi që renditet në pozitën e pestë.
Kjo xhiro e kampionatit gjerman, mbyllet të dielën me ndeshjen Koeln – Mainz, e cila starton prej orës 17:30.