Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stuttgarti siguron sulmuesin Pepi

Ekipi nga Bundesliga, Stuttgarti ka fituar garën për sulmuesin amerikan Ricardo Pepi pasi ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave si Manchester United, Liverpool, Milan e Juventus.

Mediumet gjermane kanë njoftuar të martën se Stuttgarti i ka ofruar dhjetë milionë euro për kartonin e Pepit, të cilin e ka pranuar skuadra e Dallasit, me të cilën 18-vjeçari ka kontratë deri në fund të vitit 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi kanë arritur marrëveshje me Dallasin, drejtuesit e klubit gjerman po negociojnë me Pepin pasi po synojnë ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit. Pepi po shkëlqen këtë sezon në MLS, ku ka shënuar 13 gola në 28 ndeshje.

Ai gjithashtu në muajin e shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen A të SHBA-së, për të cilën ka realizuar tri gola në katër paraqitje.