Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Augsburgu siguron sulmuesin Pepi

Skuadra e Augsburgut e ka fituar garën përballë Wolfsburgut për shërbimet e sulmuesit amerikan Ricardo Pepi.

Augsburgu ka arritur marrëveshje si me lojtarin ashtu edhe me skuadrën e Dallasit që bën gara në MLS, e cila do të bëhet zyrtare gjatë këtyre ditëve.

Për kartonin e Pepi, Augsburgu ka ofruar 20 milionë euro ndërsa lojtari do të firmos kontratë deri në verën e vitit 2026 me ekipin gjerman.

18-vjeçari ka shkëlqyer vitin e shkuar te Dallasi ku ka shënuar 27 gola, si dhe ka debutuar me Përfaqësuesen e SHBA-së, për të cilën ka realizuar tre gola në shtatë paraqitje.

Artikuj të ngjashëm