Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pepi zyrtarizohet tek Augsburgu

Sulmuesi amerikan Ricardo Pepi është përforcimi i parë i skuadrës nga Bundesliga, Augsburg në afatin kalimtar të janarit.

18-vjeçari është zyrtarizuar të hënën te Augsburgu, që për transferimin e tij nga FC Dallasi ka paguar rreth 20 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Pepi me ekipin e ri, ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Amerikani ka shkëlqyer te Dallasi, ekip që bën gara në MLS, ku ka shënuar 13 gola sezonin e fundit. Pepi te Augsburgu do ta bartë fanellën me numrin 18.

Ai gjithashtu ka edhe tre gola e po aq asistime në shtatë ndeshje me Përfaqësuesen e SHBA-së.

“Transferimi im në Evropë ka qenë ëndrra ime. Besoj se Augsburgu dhe Bundesliga do të më ndihmojnë të zhvillohem edhe më shumë si futbollist”, ka thënë ndër të tjera Pepi në prezantimin e tij te Augsburgu.