Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sturridge lirohet nga Perth Glory

Tentimi i fundit i ish-sulmuesit të Anglisë, Daniel Sturrige, për ta shpëtuar karrierën e tij si futbollist, ka përfunduar me zhgënjim, pasi ai është liruar nga skuadra Perth Glory.

32-vjeçari iu bashkua klubit australian për edicionin 2021-22, por u lirua në fund të kontratës pas një tjetër viti me shumë lëndime.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Chelseat dhe Liverpoolit ka qenë titullar në vetëm një nga gjashtë ndeshjet të cilat i luajti, teksa dështoi të realizonte të paktën një gol.

Në A-Leaguen australiane me 12-të ekipe, Perth Glory përfundoi në vendin e fundit me katër fitore nga 26 ndeshje.

Sturridge i kaloi gjashtë sezone e gjysmë te Liverpooli. Shënoi 67 gola në 160 ndeshje, para se të huazohej te West Bromwich Albion në pjesën e dytë të sezonit 2017-18.

Edhe Pensionohet rekordmeni i Premier Leagues Sport 1 muaj më parë Pensionohet rekordmeni i Premier Leagues

Ai u transferua në Turqi në verën e vitit 2019 si futbollist i lirë.

Kontrata trevjeçare me Trabzonsporin u prish në mars të vitit 2020, pasi Sturridge mori dënim për katër muaj për shkak të shkeljes së rregullave për bastvënie.