Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Anglisë, sulmuesi Daniel Sturridge, do t’i bashkohet skuadrës australiane Perth Glory.
32-vjeçari ka stërvitur me Real Mallorcan që shpresonte ta transferonte lojtarin në muajin janar.
Skuadra nga La Liga nuk arriti ta regjistronte Sturridgen në muajin gusht për shkak se e kanë përmbushur numrin e lojtarëve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Për shkak edhe të problemeve në aspektin fizik, Sturridge nuk ka luajtur një ndeshje garuese që prej marsit të vitit 2020 me Trabzonsporin.
Ai u dënua edhe me katër muaj për shkak të thyerjes së rregullave të bastvënies.
Artikuj të ngjashëm