Daniel Sturridge nuk është i gatshëm për derbin e nesërm lokal ndaj Evertonit.
Sulmuesi i Liverpoolit është parë duke stërvitur në qendrën stërvitore në Melëood, derisa vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi, por ende nuk është bashkuar në stërvitjet e plota me lojtarët e tjerë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Jurgen Klopp e ka refuzuar mundësin që ai të luajë në përballjen e nesërme.
“S’ka shanse”, ka thënë Klopp kur është pyetur nëse Sturridge do të përfshihet në ndeshjen e nesërme.
“Kam dëgjuar se ai është kthyer në stërvitje, nuk e di kush e ka dhënë këtë informacion. Kur një lojtar është në fushë me një trajner të rehabilitimit, kjo nuk do të thotë se është kthyer në stërvitje. Kjo është situata në këto momente. Ai është në rrugë të mirë, por nuk ka gjasa që të rikthehet këtë fundjavë”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.