E ardhmja e sulmuesit Daniel Sturridge në klubin nga Merseyside do të vlerësohet në fund të sezonit, ka thënë menaxheri Juergen Klopp.
Lojtari 27 vjeçar, i cili nuk ka shënuar në shtatë paraqitjet e tij të fundit për klubin, e ka pasur të vështirë me lëndimet, dhe, sipas raportimeve mediale, mund të jetë i pari në listën e largimeve të mundshme nga Anfield.
“Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodh në vetë. Nuk është vetëm Danieli, por edhe shumë lojtarë tjerë”, ka thënë Klopp për mediat britanike.
“Do të marrim vendime dhe do të flasim për Danielit dhe për çdo lojtar tjetër se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Shumë gjëra do të ndikojnë në këtë dhe për këto mund të flasim kur të vijë koha”.
“Duhet ta rikthejmë në formën më të mirë të mundshme këtë sezon. Daniel nuk është stërvitur në këto tetë apo nëntë ditët e fundit për shkak të një infeksioni”.
Liverpool, të cilët kanë realizuar vetëm një fitore në Premier League më 2017, kanë humbur shpresat për titull tani që janë pozicionuar në vendin e 5-të, 14 pikë prapa liderit Chelsea me 12 ndeshje të mbetura.
Liverpool me gjasë do të jetë pa kapitenin Jordan Henderson, i cili momentalisht po shërohet nga një lëndim në këmbë, kur do të presin Arsenalit të shtunën në një përballje qenësore në garën për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Me sa duket Henderson nuk do të jetë i gatshëm për Arsenalin. Të shohim”, ka thënë Klopp.