Sturaro zyrtarisht është lojtari më i ri i Sportingut.
Megjithatë është konfirmuar se mesfushori italian do të mbetet edhe një kohë te Juventusi për shkak të lëndimit.
Ai është transferuar në formë huzimi për një vjet.
Sturaro dështon në testet mjekësore te Sportingu
Raportohet se mesfushori i Juventusit, Stefano Sturaro ka dështuar të kalojë testet mjekësore te Sportingu, arsye për të cilën është vonuar transferimi i tij te klubi portugez.
Sipas Record, mjekët kanë konfirmuar se mesfushori i Juventusit kishte disa probleme, përfshirë këtu edhe lëndimin e dorës së tij, transmeton Koha.net.
Gjithashtu edhe diskutimet financiare po vazhdojnë të ndodhin për shkak se Sportingu refuzon të paguajë 2 milionë euro për huazimin e tij.
O Jogo raporton se gjithashtu as kushtet personale nuk janë finalizuar, duke e vënë në dyshim transferimin e tij te gjiganti portugez.
25 vjeçari ka katër paraqitje me kombëtaren italiane, kurse është pjesë e Juventusit që nga viti 2014.