Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sturaro largohet nga Juve, transferohet te Genoa

Stefano Sturaro është lojtar i Genoas.

Mesfushori në fakt u transferua te klubi më i vjetër italian gjatë afatit kalimtar të janarit por tashmë është bërë zyrtare.

“Juventusi njofton se pas paraqitjes së kushteve të kontratës është marrë detyrimi përfundimtar i blerjes nga Genoa i lojtarit Stefano Sturaro kundrejt shumës prej 16.5 milion euro e cila do të paguhet me këste në katër vitet e ardhshme”, thuhet në konfirmim, transmeton kp.

Ndërkohë ky do të jetë një rikthim për Sturaron tek Genoa. Pasi më parë ai ka luajtur dhe në vitet 2012-2014.

Artikuj të ngjashëm