Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga, nuk do të luajë në “Todor Proeski” të Shkupit në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Struga përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Swift Hesperange.
Struga ka planifikuar ta luajë në Shkup ndeshjen, por UEFA nuk ka lejuar për shkak të gjendjes së keqe të fushës në stadiumin “Todor Proeski”.
Kështu ndeshja do të luhet në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja Struga – Swift Hesperange zhvillohet më 10 gusht nga ora 17:00.
Struga deri më tani ndeshjet evropiane si vendase i ka luajtur në Ohër.
Artikuj të ngjashëm