Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga është eliminuar nga garat e kupës. Struga, të mërkurën ka pësuar humbje nga Voska për t’u eliminuar në 1/8 e finales të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Skuadra e trajnerit Shpëtim Duro, u eliminua pas penalltive, pasi koha e rregullt ndaj Voskas përfundoi pa gola. Pas gjuajtjes së penalltive, Voska fitoi me rezultatin 4:1 për të avancuar tutje.
Krahas Strugës, në këtë rund të Kupës së Maqedonisë së Veriut, u eliminua edhe Shkëndija e Tetovës. Shëkndija pësoi humbje në udhëtim nga Rabotniqki me rezultatin 3:2 për t’i dhënë fund aventurës në këtë garë.