Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Strootman i pakënaqur me shitjet e Romës

Kevin Strootman shpreson që largimi i Antonio Rudigerit drejt Chelseat të jetë “lamtumira e fundit” e Romës për këtë afat kalimtar.

Kampioni anglez transferoi gjermanin për 39 milionë euro, ndërsa më herët Roma shiti edhe Mohamed Salahun te Liverpooli, Leandro Paredesin te Zeniti, ndërsa Francesco Totti u pensionua.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shumë fat për vëllanë tim, Rudiger, te klubi i tij i ri. Do të më mungojnë luftërat tona në ushtrime dhe diskutimet në zhveshtore. Por në veçanti do të na mungosh në fushë. Shpresoj kjo të jetë lamtumira e fundit këtë verë”, ka shkruar ai në Instagram.