Jo vetëm vendimtar me pritjet e tij, por edhe një lider në skuadrën bardhekaltër. Thomas Strakosha ka një karakter të fortë dhe cilësitë e liderit nuk i mungojnë. Në kulmin e çështjes De Vrij, i cili nuk ka rinovuar ende kontratën me Lazion, që i skadon në fund të sezonit, numri 1 i skuadrës kryeqytetase premton se do të jetë ai njeriu që do ta bindë holandezin të hedhë firmën në kontratë.
Në një postim në Instagram, Strakosha shfaqet bashkë me numrin 3 të Lazios, ku siguron tifozët se po këmbëngul ai për ta bindur të qëndrojë me fanellën bardhekaltër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht De Vrij ka një kontratë në tavolinën e tij, në të cilën Lazio i ka premtuar një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon dhe holandezi kërkon kohën e mjaftueshme për ta menduar këtë çështje, por diplomacia e Strakoshës mund të përshpejtojë kohën dhe shumë shpejt ai mund të lidhet nga një marrëveshje e re me Lazion, transmeton SS.
Në rast se nuk do të rinovojë, atëherë De Vrij është i lirë të nënshkruajë me çdo skuadër që dëshiron duke filluar që nga data 1 shkurt pasi do të konsiderohet një lojtar i lirë. Mesa duket, Strakosha po lehtëson punën e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili ka intensifikuar përpjekjet për ta bindur liderin e mbrojtjes të qëndrojë edhe për disa vite në kryeqytet.