Lazio po synon ta bindë Thomas Strakoshën të mbetet në skuadër. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e klubit kryeqytetas dëshirojnë ta mbajnë portierin shqiptar.
Madje krerët e klubit janë të gatshëm t’ia rrisin pagën portierit për ta bindur të mbetet në kryeqytet.
Strakosha është në vitin e fundit të kontratës me Lazion dhe është shprehur i pakënaqur me situatën e tij.
Por 26-vjeçari në dy ndeshjet e fundit ishte titullar me Lazion.