Stinori i ligës së basketbollit NBA nuk pritet të rinisë para mesit të qershorit apo fundit të qershorit, ka njoftuar “ESPN”, transmeton Koha.net.
Pronarët e NBA-së dhe ekzekutivët janë duke llogaritur në pushim të gjatë. Madje ekziston dhe frika se i gjithë stinori mund të humbet. Të dielën Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve kanë rekomanduar që të mos ketë ngjarje apo tubime të më tepër se 50 njerëzve në tetë javët e ardhshme.
Liga e madhe e basketbollit në SHBA nuk ka dhënë informata se kur pritet të rinisë stinori, por po llogaritë në pushim të gjatë, pas përhapjes së koronavirusit.
NBA fillimisht kishte marrë vendim të zhvilloheshin ndeshjet pa shikues, por ndërroi mendje kur të mërkurën e kaluar u mësua se Rudy Gobert i Utah Jazz ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Që nga atëherë kanë dal edhe dy basketbollistë tjerë pozitiv me virusin vrasës.
Pronarët e NBA-së janë duke pritur projeksionet financiare të ligës për të hyrat e humbura, që pritet të ndahen me klubet së shpejti. Me gjasë NBA do të ofrojë tre skenarë të ndryshëm sipas ESPN. Të rinisë stinori pa tifozë në arenë apo të luhen ndeshjet e plejofit me tifozët. Po ashtu është skenari edhe i mos vazhdimit të stinorit.
Për tash, plani është që të nisen ndeshjet pa shikues nga qershori dhe i është thënë skuadrave që të shikojnë me arenat për ndeshjet në gusht për plejof, kanë thënë burime të ESPN.
-
Skuadrat e NBA-së pritet t'u kthehen stërvitjeve së shpejti, me masa strikte
-
NBA-ja nuk pritet të marrë ndonjë vendim për stinorin para majit
-
Stinori i NBA-së nis me telashe, shtyhet ndeshja Houston – Oklahoma
-
Edicioni i shkurtuar i NBA-së do të fillojë më 22 dhjetor
-
16 lojtarë të NBA-së testohen pozitivë për koronavirus