Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Steve Kerr kritikon Brooksin për faullin e rrezikshëm

Steve Kerr, trajneri i Golden State Warriors, ka thënë se Dillon Brooks i Memphis Grizzlies, “e ka thyer kodin” në mes të lojtarëve, pasi Gary Payton II pësoi thyerje të bërrylit.

Brooks u përjashtua nga loja pas tre minutash për shkak të faullit në Paytonin, i cili u hodh në ajër për ta kapur një top.

“Nuk e di nëse ishte e qëllimshme, por ishte e pistë”, ka thënë Kerr.

Grizzlies mposhti Warriorsin 106:101 për ta barazuar serinë e plejofit të Konferencës së Perëndimit në 1:1.

Ja Morant ishte koshashënuesi më i mirë me 47 pikë për Grizzlies.

Në Konferencën e Lindjes, Jaylen Brown shënoi 30 pikë, ndërsa Boston Celtics mposhti Milwaukee Bucksin 109:86, për ta barazuar serinë në 1:1.

Edhe Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt Basketboll Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt

Jayson Tatum shënoi 29 pikë, ndërsa Grant Williams shtoi 21 të tjera.

Giannis Antetokounmpo ishte koshashënuesi më i mirë për Bukcs me 28 pikë.