Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, është marrë vesh me “Qytetarët” për vazhdimin e kontratës luksoze 5-vjeçare.
Kontrata momentale e sulmuesit anglez skadon në vitin 2020, ndërsa për kontratën e re është duke u folur tash e disa muaj. Me marrëveshjen e re me “Citizens”, që flitet të jetë rreth 300 mijë funte në javë, do ta bënte Sterlingun njërin nga futbollistët më të paguar në Premier League, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari iu bashkua Cityt nga Liverpooli në vitin 2015-të, dhe iu kushtoi “Të Kaltërve” 49 milionë funte.
Që prej ardhjes së Pep Guardiolës ka ndodhur edhe një rilindje e sulmuesit, i cili, në sezonin e kaluar kur skuadra e tij u shpall kampione, shënoi 18 gola në total.
Kontrata e re, po ashtu, do ta bënte Sterlingun britanikun më të paguar në botë.