Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City do ta bëjë Sterlingun më të paguarin në Premier League

Raheem Sterling pritet të shpërblehet për përformancën e tij të jashtëzakonshme te Manchester City, duke marrë një kontratë të re masive.

Sterling është bërë lojtar kyç te City në javët e fundit dhe ai tregoi vlerën e tij për skuadrën në mesjavë duke shënuar golin e fitores në çastet e fundit të ndeshjes kundër Southamptonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi anësor ka shënuar nëntë gola në Premier League këtë stinor dhe 13 në total, ndërsa me këtë e ka shtyrë Manchester Cityn që ta bëjë lojtarin më të paguar në Premier League, transmeton “Koha Ditore”.

Gazeta “The Sun” raporton se Manchester City do të thyejë barrierën e pagës 300 mijë funte në javë (rreth 340 mijë euro) për të bërë Sterlingun lojtarin më të paguar në klub ashtu edhe në Premier League.

Sterling do të futet me kontratë të re në grupin elitar dhe do të gjejë veten me rrogë vetëm prapa emrave si Lionel Messi e Neymar.

Me kontratën e re Sterling 22-vjeçar do të kalojë pagën e superyllit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Reprezentuesi i Francës, Pogba, aktualisht është më i paguari në ligë me pagë 290 mijë funte në javë (328.5 mijë euro).

Sterling ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2020, mirëpo skuadra lidere e Premier Leagues së Anglisë është duke kërkuar të sigurojë atë në një kontratë më afatgjate, veçanërisht pas formës impresive në të cilën gjendet lojtari.

Nën drejtimin e Pep Guardiolas, Sterling është kthyer në një sulmues të kompletuar, duke përfituar nga shpejtësia dhe teknika për të udhëhequr vijën ofensive të Cityt.

Tifozët e Anglisë po shpresojnë që forma e Sterlingut të vazhdojë të rritet gjatë stinorit dhe të arrijë kulmin në verën e ardhshme në kohën për Botërorin “Rusia 2018”.

Me formën aktuale Sterling pritet të jetë një nga emrat e parë që do të përfshihet nga seleksionuesi Gareth Southgate në listën e Anglisë për Botërorin 2018.