Blerad Stavileci do të jetë kryetar i KB Prishtinës edhe për katër vjet. Stavileci që deri të enjten ishte Ushtrues Detyre i Kryetarit, mori të gjitha votat e kuvendarëve unanimisht, dhe u zgjodh kryetar i klubit kryeqytetas të basketbollit me mandat të plotë.
“Me 34 anëtarë të pranishëm, ku ndër ta ishin përfaqësues të Plisave, të sponzorëve besnikë të klubit, menaxhmenti, si dhe të shumë kontribuuesve e dashamirëve të klubit më të trofeshëm e më të organizuar shqiptar, u diskutua për raportin e punës, raportin financiar, auditimin për vitin 2022 dhe për synimet për sezonin e ardhshëm. Po ashtu u zgjodh Bordi i ri Drejtues i Klubit, me 12 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi. Kryetari, anëtarët, sponzorët e Plisat u zotuan se do të japin maksimumin që Prishtina të bëhet edhe më e madhe, edhe më e suksesshme”, shkruhet në njoftimin e klubit në Facebook.
Stavileci më parë ka qenë edhe ish-lojtar i KB Prishtinës, kapiten dhe drejtor i klubit, ndërsa ka fituar trofe edhe si lojtarë.
-
Blerand Stavileci ud i kryetarit të Sigal Prishtinës
-
Grajqevci zgjidhet kryetar i KB Prishtina
-
Stavileci flet pas akuzave të rënda të drejtuesve të Prishtinës
-
Rinor Grajqevci emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Sigal Prishtinës
-
Bekë Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit të Prishtinës tri ditë pas zgjedhjes