Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Statovci: Pse të mos luajmë ndaj Greqisë në një shtet tjetër

Trajneri i futbollit, Faruk Statovci ka bërë pyetje pse Kosova nuk ka vendosur të organizojë ndeshjen ndaj Greqisë në një vend evropian.

Ndeshja Kosovë – Greqi luhet pas një jave në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Fakti se ndeshja luhet në Kosovë, u shkakton telashe të mëdha lojtarëve të Kosovës. Pasi Kosova ka raste të shumta me COVID-19 shumë lojtarë të Kosovës duhet të karantinohen pasi të kthehen në vendet ku luajnë.

“Pasi ndeshja luhet pa shikues, pse mos të organizohet në një vend evropian. Nëse nuk është mundësia që të vijnë të gjithë, atëherë më mirë do të ishte që ndeshja të luhej në një shtet evropian, ku do të ishin të gjithë lojtarët e Kosovës. Kështu do të përgatitej ekipi për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo do të ishte më mirë se të luhet në Kosovë e ekipi të ketë shumë mungesa”, ka thënë Statovci në “Sportin Total”.

Ai ka pasur vërejtje të mëdha edhe për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Kosovë dhe për faktin që kampionati në Kosovë nuk ka nisur ende.